El Clasico po afron por për momentin pikëpyetjet në kokën e trajnerit të Realit të Madridit Rafael Benitez janë të shumta. Me 3 pikë disavantazh ndaj Barcelonës në klasfikimin aktual të La Ligas, Los Blancos do të hynë në këtë sfidë vetëm për fitore pasi luajnë përpara publikut të tyre. Një humbje përballë rivalëve të urryer do të ishte një goditje e rëndë për Realin por do të ishte gjithashtu edhe një tërmet në qiell të hapur për trajnerin Benitez, i cili në rast disfate do të rrezikonte shumë pozicionin e tij. Për të fituar La Ligan, një titull që i mungon që nga 2012-ta, merenguesit duhet ta menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën e së Shtunës ndaj Barcës, për të marrë në fund një trepikësh që do të zeronte distancën mes dy skuadrave në klasfikim. Këtë gjë e ka të qartë Rafa Benitez që për momentin është në dilemë se cfarë formacioni do të hedhë në fushë ndaj skuadrës së Luis Enriques. Duke iu referuar asaj që shkruan e përditshmja madrilene Marca variantet për numrin 1 të stolit të Realit janë 5. Benitez dëshiron të rrestojë në fushë një skuadër me skemën 4-3-3 por kjo do të varet nga gjëndja e sulmuesit francez Karim Benzema i cili nuk ka arritur ende formën optimale. Nëse luan me treshen BBC përpara pikëpyetja e Benitezit qëndron të mesfusha të aktivojë Casemiron përkrah Modric dhe Kroos, apo James Rodriguez-in i cili është kthyer më i fortë se kurrë nga dëmtimi. Nuk përjashtohet as mundësia që Benitez të hedhë që nga minuta e parë si mesfushorin kolumbian ashtu edhe atë brazilian duke ulur në stol gjermanin Toni Kroos. Por trajneri i Realit nuk po mendon vetëm për skemën 4-3-3 por edhe për modulin 4-4-2. Për të hedhur në fushë një skuadër më të balancuar Benitez mund të heqë dorë nga Benzema duke aktivizuar Bale dhe Ronaldon përpara ndërsa në mesfushë 4-shen, Casemiro, Kroos, Modric, James. Një opsion për këtë lloj skeme është edhe Isco prania e të cilit në fushë mund të ulë Casemiron në stol për një Real akoma edhe më teknik në El Clasico.

Loading...