Berisha: Ambasadorja shqiptare në Washington darkon me kriminelë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren shqiptare në SHBA, si të lidhur me trafikantë dhe kriminelë. Berisha i referohet një denoncimi nga një person anonim që jeton në SHBA.

Sipas denoncimit, ambasadorja Fabiola Faber kryen takime me kriminelë dhe është e lidhur me Genti Xhixhën, personi i akuzuar se drejtonte rrjetin e kokainës dhe fabrikën në Xibrakë.

Personi që denoncon ambasadoren thotë se ka edhe korrespondencat që faktojnë sipas tij, lidhjen e znj. Faber me kriminelë dhe trafikantë.

“Të dashur miq, ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, mbesa e sul Bushatit dhe kushërira e Ditëziut ministër, që sa ishte në Shqipëri shquhej për falsifikim deklaratash dhe dokumentesh, mban lidhje të forta me elemente kriminale të diasporës shqiptarë në SHBA. Njësoj si kushëriri i tij ministër, është vëlla me narkotrafikantin Genti Xhixha, Fabiola ambasadore ka preferenca të hapura ndaj elementëve të malavitës dhe trafiqeve shqiptare”, shkruan Berisha.

Loading...