Kosovë-Shqipëri
09/11/2015 15:20:20

Berisha: Naço dha dorëheqjen se nuk u pajtua me strategjinë e Ramës

berisha

Ish kryeministri Sali Berisha reagoi pak më parë për dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, duke sugjeruar se largimi i tij nga qeveria erdhi pasi nuk mund të pajtohej me strategjinë e kryeministrit për të përjashtuar ministrinë që drejtonte, nga reforma e sistemit të drejtësisë. “Naço dha dorëheqjen, si dëshmi e shkërmoqjes së “aleancës së qelbësirave”.

Ai nuk mund të pajtohej me Edi Ramen dhe përjashtimin e ministrisë së Drejtësisë nga reforma e sistemit të drejtësisë dhe zëvendësimin e tij dhe ministrisë që ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, përfaqësuesi i klaneve të drogës dhe krimit dhe suita e tij, që ka hartuar, në përputhje me urdhrat e Rames, projektin e asgjësimit të pushtetit gjyqësor dhe zëvendësimit të tij me vullnetin e Edi Ramës”, – komenton z.Berisha. /noa.al /

To Top