Sipas ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në Shkodër, në tri javët e fundit kanë ndodhur më shumë vrasje se në të gjithë Evropën.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se duke shprehur ngushëllimet për familjen e biznesmenit të vrarë Arjan Ferracaku, denoncon situatën dramatike, e cila sipas tij po mbizotëron Shqipërinë.

Më poshtë e keni postimin e plotë:

Ne Shkoder, ne tre jave me shume vrasje dhe pengmarrje se ne te gjithe Europen!

Te dashur miq, forca e krimit e bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Noriegen ekzekutoi, plagosi dhe mori peng ne tre jave ne Shkoder qytetare e biznesmene me shume se sa ne te gjithe Europen te marre se bashku.

Pas tre vrasjeve dhe dy pengmarrjeve, sot forca e krimit ekzekutoi biznesmenin e radhes, Arjan Ferracaku.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes denoncoj situaten dramatike dhe sundimin e plote te bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Edi Ramen dhe u bej thirrje qytetareve te Shkodres dhe mbare Shqiperise te ngrihemi per te permbysur sa me pare Edvin Kristaq Ramen dhe regjimin e tij te krimit! (sic)

Loading...