Sport

Berisha:Shpresojmë ta nisim me fitore kampionatin

DSC_7810-480x318

 

Skuadra e Shkupit është gati për fillimin e sezonit të ri në LPFM. Në Çair sot vjen Akademija Pandev nga Strumica. Për këtë takim është prononcuar qendërmbrojtësi Sedat Berisha.

“Sa i përket fillimit të sezonit, për mua secili fillim është sfidues dhe njëkohësisht më bën ta pres me entuziazëm. Nga ndeshja e parë pres lojë të mirë dhe korrekte. Ne nuk nënvlerësojmë asnjë ekip, respektojmë edhe ekipin e Akadameija Pandev, por ne do të japim maksimumin dhe shpresojmë ta fillojmë kampionatin e ri me tre pikësh në arkën tonë.

E kemi parasysh se nuk do të jetë aspak e lehtë, mirëpo shpresojmë që të shënojmë sa më herët gol, ndërsa në këtë besoj se do të na ndihmon edhe përkrahja e publikut sikurse edhe në ndeshjet e kaluara, pasi që ata janë lojtari ynë i dymbëdhjetë. Shpresojmë se me këtë grup të lojtarëve që kemi do t’ia dalim, me punë dhe angazhim e jo vetëm me fjalë, pasi secili që do të fillojë nga minuta e parë do të jep maksimumin”, ka thënë Berisha.

Trajneri Ardian Nuhiu ka të gatshëm të gjithë futbollistët për këtë ndeshje, e cila është e para e sezonit 2017/18. Ndeshja FC Shkupi – KF Akademija Pandev luhet të dielën me fillim në orën 17:00 në stadiumin e Çairit në Shkup.

To Top