Në mes të acarit të dimrit, kur nuk ke strehë ku të ngrohesh, të vjen dikush dhe të ofron një pica falas! Ndjenja që të ngjall një bamirësi si kjo nuk mund të përshkruhet. Këtë po e bëjnë babë e bir, Nasko dhe Albion Visoka, pronarë të një picerie në Berlin, shkruan berliner Zeitung.“Kaq shumë humanitet në ftohtësinë kaq johumane! Lokali i tyre është shumë i vogël, por prandaj zemrat e tyre janë të mëdha. Drejtuesit e picerisë “Ceeser`s” në Berlin-Steglitz u sjellin gjatë dimrit pica dhe çaj të ngrohtë të pastreheve në afërsi. Këta janë heronjtë e vërtetë të liferimit të Berlinit .

Loading...