Një lagje në Berlin është evakuuar, pasi një bombë e epokës së Luftës së Dytë Botërore është gjetur gjatë punës ndërtimore, transmeton Klan Kosova.

Bomba ajrore rreth 250 kg është përshkruar nga policia si tepër e vështirë për t’u lëvizur, prandaj do të shkatërrohet në vend në jugperëndim të Berlinit.

Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të luftës, bomba të pashpërthyera ende gjenden nëpër Gjermani.

Loading...