Berlin: Sigurimi rreh barbarisht refugjatët (Video)

Janë skena dramatike të zakonshme për vendet ballkanike, por jo për Gjermaninë! Dhuna që ka ushtruar sigurimi gjerman në kampet e azilantëve në Berlin ka bërë bujë të madhe mediatike, duke kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të rastit. Dhunën e kanë ushtruar punëtorët e sigurimit Spysec, që me grushta dhe shqelma gjuajnë mbi refugjatët që presin të regjistrohen si azilantë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe partia e djathtë gjermane, CDU, përmes Peter Trapp, i cili është shprehur neutral, pasi sipas tij duhet të analizohet mirë fillimi i dhunës, ku “mundet që refugjatët të parët kanë sulmuar sigurimin e Spysec”./Bota sot

 

Loading...