Berlini i çon porosi Shkupit, ja kushtet

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Uolter Shtajnmaer sot përshëndeti zgjedhjet e mbajtura parlamentare në Maqedoni dhe bëri thirrje për formim të Qeverisë.

“Zgjedhjet e djeshme në Maqedoni janë hapi i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike në vend. Tani është e rëndësishme që sa më shpejtë të formohet qeveria, që do ta shfrytëzoj mandatin e vet për zbatimin e reformave urgjente. Vendi ka nevojë për rezultate të shpejta dhe bindëse në fushën e sundimit të së drejtës dhe sistemin gjyqësor, administratën publike, mediat dhe lirinë e shprehjes” theksoi Shtajnmaer.

Ai gjithashtu theksoi se PSP patjetër të vazhdoj me punën e vet.

“PSP-së patjetër duhet t’i mundësohet pa pengesa që të përfundoj punën dhe të zbuloj dhe dënoj ata që e kanë keqpërdorur fuqinë dhe pushtetin. Kjo është parakusht që të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet” theksoi Shtajnmaer.

Loading...