Aktuale

Besa Arifi: VMRO-DPMNE po e shkelë rendin juridiko-kushtetues

Besa-Arifi-780x439

Këtë që po e bën VMRO-DPMNE është shkelje e rendit juridiko-kushtetues, duke penguar transferimin e paqshëm të pushtetit, që paraqet veprën Tradhti, që sanksionohet sipas Nenit 305 të Kodit Penal. Shkruan kështu në kolumnën e saj profesoresha universitare Besa Arifi, transmeton Lajmpress.

Arifi u rekomandon ithtarëve të VMRO-së të mos e arsyetojnë një sjellje të këtillë të VMRO-së, sepse bëhet fjalë për vullnetin e 450 mijë qytetarëve që mundohet t’i imponohet vullnetit të mbi 700 mijë qytetarëve.

VMRO-DPMNE ka uzurpuar Kuvendin duke zhvilluar debat të panevojshëm.

Në Kuvend sot është zhvilluar vazhdimi i 10-të i seancës konstituive.

To Top