Besa e Afrim Gashit në “luftë” me Greqinë, i reagojnë Koxijasit

Para dy ditëve ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocijas, në një intervistë për një TV të Greqisë si fajtore për mossuksesin e referendumit ka apostrofuar edhe Lëvizjen BESA. “Përveç që kjo nuk është e denjë për një ministër të Jashtëm, sepse Lëvizja BESA – si parti qeveritare, ishte e organizuar me gjithë kapacitetin e saj për ta mbështetur referendumin dhe në të gjitha zonat ku ajo ka vota, referendumi ka kaluar shifrat mbi 50%, kjo flet edhe për joseriozitetin e diplomacisë greke, që i përdor spekulimet mediale dhe shpifjet e kundërshtarëve të brendshëm politikë në Maqedoni për të ndërtuar qëndrime diplomatike”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa nënshkruar nga kryetyari i saj, Afrim Gashi.
Kjo parti sot do i dërgojë një notë proteste edhe Ambasadës së Greqisë në Shkup, ku do të kërkojë që ministri Kocijas të kërkojë falje ose të ofrojë dëshmi se si mund të interpretohet vërtetësia e deklaratës së tij.
“Nëse u referohemi numrave, duhet të pyesim se me çfarë ndikimi të jashtëm janë Kërçova dhe Struga, ku Besa nuk pretendon se ka votë të konsoliduar, e që kanë pësuar fiasko në daljen në këtë referendum?
Sidoqoftë, Lëvizja BESA uron që ky skandal i kreut të diplomacisë greke të mos ndikojë në momentin historik të aplikimit të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa – pavarësisht këtyre spekulimeve, BESA do të mbetet e përkushtuar në agjendën euro-atlantike dhe do ta ndihmojë procesin e implementimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, theksohet në reagim.

Loading...