Besa e Afrim Gashit shumë afër Qeverisë

Sot do të merret vendimi per hyrje te “Besës” së Shkupit për përfshirjen e saj në Qeveri.

Para kryesisë qëndrore Afrim Gashi do tw raportojë mbi rrjedhat e bisedimeve.

Burime nga Besa theksojnë se ju është ofruar Ministria e Kulturës dhe 2 zv.ministra.

Por siç theksojnë nga përfaqësues te kësaj partie kërkohet Ministria e Arsimit, ku si kandidat përmendet Zeqirja Ibrahimi.

Negociatat priten te përfundojnë së shpejti dhe “Besa e Gashit” bashkë me PDSH-në e Thaçit të bëhen pjesë e Qeverisë reformatore.

Sipas informatave të Pa Censurë, PDSH-së do t’i takojë Ministria pa Resor që pritet të emerohet profesori Bardhyl Dauti./PaCensurë/

Loading...