BESA e Gashit formon shtab “PËR” referendumin

Lëvizja BESA, në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore, të mbajtur më 6 shtator, ka diskutuar edhe për referendumin që do të mbahet në fund të këtij muaji. Duke vlerësuar se ky është moment historik për vendin, ngase suksesi i referendumit e hap perspektiven euro-atlantike të shtetit, Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA e ka rikonfirmuar mbështetjen e saj PËR referendumin.

Për këtë arsye, që të përfshihet në fushatë për suksesin e referendumit, Kryesia Qendrore ka formuar Shtab për Referendumin, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi. Për detajet e fushatës dhe format e mënyrat e organizimit opinioni do të njoftohet me kohë.

Loading...