BESA e Kasamit: Do të mobilizohemi për suksesin e referendumit

Lëvizja Besa është partia opozitare deri më tani më e vendosur për fushatën e referendumit.
Zëdhënësi i kësaj partie na tha se do të mobilizohen për suksesin e referendumit. Megjithatë shtoi se
edhe Lëvizja Besa do të ketë kërkesat e saj kur të vijë koha për ndryshimet kushtetuese.
“Edhe ne kemi vërejtjet tona për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë, por këto vërejtje do t’i
adresojmë në momentin e duhur, tek politikanët e duhur, do me thënë tek Kryeministri Zaev, në
momentin që do të hapet Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë ku do të kërkojmë që 20% në
Kushtetutë të zëvendësohet me gjuhën shqipe dhe shqiptarët” deklaroi Elmedin Memishi nga Lëvizja
Besa

Loading...