Besa e Shkupit akuzon Besën e Tetovës për plaçkitje

I ashtuquajturi “krahu i Shkupit” i Lëvizjes Besa akuzon mbështetësit e Bilall Kasamit se u është dhënë posti i kryetarit të Këshillit të Komunës së Çairit si shpërblim që kanë marrë të gjitha gjërat nga selia e deritanishme qendrore e kësaj partie. Nga i ashtuquajturi “krahu i Shkupit” marrjen e të gjitha gjërave madje dhe dyerve të selisë, e quajnë plaçkitje.

Edhe vetë mund ta shihni se si është plaçkitur selia qëndrore e Lëvizjes Besa nga ana që deri dje e mbanin të uzurpuar. Për këtë plaçkitje ata dje u shpërblyen me kryesuesin e Këshillit Komunal të Çairit dhe me zyrat e reja në Çair. Sa për ta njoftuar opinionin komplet mobiljet e selisë Qëndrore të Lëvizjes Besa kanë qenë donacion i kryetarit të degës së Çairit të Lëvizjes Besa dhe shfrytëzojmë rastin të njoftojmë opinionin se kjo edhe më tej do të vazhdojë të mbetet selia e Lëvizjes Besa. Ne edhe më tej do të vazhdojmë tërë aktivitetin tonë politik  ta bëjmë prej këtu. 2:35 Për vazhdimin e qirasë jemi marrë vesh me pronarin e lokalit ndërsa për të gjitha aspektet tjera teknike dhe juridike besoj se do të merremi vesh në të ardhmen -tha Оrhan Murtezani, Zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Kryetare e Këshillit të kominës së Çairit një ditë më parë u zgjodh Xhemile Memet Memeti nga radhët e Besës, grupi i mbështetësve të Kasamit. Zyrat e reja të mbështetësve të Kasamit, tanimë janë përball objektit të komunës së Çairit, ndërkaq nga i ashtuquajturi “krahu i Shkupit” thonë se do të riparojnë selinë e deritanishme për të zhvilluar aktivitetet e tyre politike./ALSAT

Loading...