BESA: S’kemi çka të bisedojmë me Ali Ahmetin,

Jozyrtarisht nga burime të mirëinformuara mësohet se Lëvizja BESA i ka dërguar letër kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama, dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, ku kërkohen sqarime lidhur me deklaratat e përfaqësuesve të BDI-së, të cilët thonë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare është shkruar nga ato, e jo ashtu siç kanë thënë zyrtarët e shtetit shqiptar, se deklarata është iniciuar nga ata.

Kështu, prej BESËS thonë se vazhdimi i tryezës së përbashkët s’ka asnjë kuptim kur dihet se atë deklaratë edhe ashtu ata e përkrahin, me çka nuk duan të legjitimojnë ose të bëhen lavatriçe të politikave të dështuara të Ali Ahmetit dhe BDI-së me pjesëmarrjen në tryeza të këtilla, kur dihet se ata për 14 vite janë në pushtet, kurse s’kanë realzuar asgjë.

Andaj, mediat shkruajnë se nga BESA jozyrtarisht theksojnë se tryzës mund t’i bashkangiten vetëm atë nëse e thërret Edi Rama, me çka për hir të respektit ndaj Shtetit Shqiptar, mund të jenë prezent në të, dhe asessi nuk mund të marrin pjesë në një tryzë me Ali Ahmetin, sidomos edhe kur dihet që BESA do t’i përkrah çështjet që shkojnë në të mirë të shqiptarëve.

Loading...