Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani së fundmi demantoi se partia e tij do t’i tërheqë nënshkrimet e dhëna për liderin e LSDM-së Zoran Zaev për formimin e shumicës parlamentare. Informacionet për tërheqjen e nënshkrimeve erdhën pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël, por Murtezani tha se këto janë vetëm spekulime.

“Nuk është e vërtetë se Lëvizja Besa ka tërhequr nënshkrimet e saj që z. Zaev ta marr mandatin për formimin e qeverisë, e kemi mbështetur dhe më tej do ta mbështesim procesin e krijimit të një sistemi të ri politik të redifinuar”, tha Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Në pyetjen e TV21 se a është e vërtetë se në agjencinë e lajmeve Meta, para takimit të BDI-së në Reçicë të Vogël, deputeti i kësaj partie Artan Grubi ka deklaruar se Besa i ka tërhequr nënshkrimet, ai u përgjigj:

“Shumica reformuese parlamentare përbëhet nga LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët”.

Por, Besa paralajmëroi se ditët në vijim do të del me ofertë për dalje nga kriza politike, propozim që erdhi pas planit të VMRO-së së Gruevskit e cila poashtu doli me një “udhërrëfyes” të sajin për zgjidhjen e krizës politike.

Deri tani, madje kjo Lëvizje ka luajtur edhe në stilin “ngrohtë- ftohtë” me Deklaratën e përbashkët (nënshkruese e dokumentit është edhe Besa), duke shtuar deri atje sa për të analizuar edhe opsionin, “për të hjek nënshkrimin nga Platforma për hir të qetësimit të situatës së tensionuar”, duke shtuar edhe më kontradiktat brenda radhëve të saj?!

Loading...