Pas përfundimit të sezonit të parë në fanellën e Levantes me golat e tij fantastik nga gjuajtjet e lira tërhoqi vëmendjen e disa skuadrave europiane. Para disa muajve ishtë klubi i njohur turk Beshiktash që shprehu interesimin për shërbimet e mesfushorit të talentuar shqiptar, Enis Bardhi, kurse tani drejtues të këtij klubi vijojnë të ndjekin situatën me mjaftë kujdes.

Sipas disa informacioneve, nëse gjiganti turk arrin të siguroj kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Europës, atëherë do të niset me të gjitha forcat për të rrëmbyer Bardhin.

Turqit janë gati të paguajnë klauzolën aktuale prej 25 milion euro. Spekulohet se edhe një klub tjetër turk ka treguar interesim për shqiptarin nga Shkupi. Bëhet fjalë për Bujukshehir Beledije Erzurumspor, i cili poashtu garon në Superligën turke dhe të cilët janë gati të paguajnë 15-20 milion euro.

 

Loading...