Kulturë

Besiana Mehmedi, koncert në Prishtinë

845X486938057_besiana

Artistja e njohur Besiana Mehmedi është në fazën e përgatitjeve për koncertin solistik të saj në Prishtinë. Ky koncert është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Nga sektori i muzikës në kuadër të Ministrisë së Kulturës kuptuam se në mesin e projekteve të artisteve me vlera mbarëkombëtare është mbështetur edhe projekti i Besiana Mehmedit. Ajo do të realizojë projektin “Fragmente nga opera Skënderbeu” që do të sjellë pjesët më të përzgjedhura të shkruar për heroin kombëtar. Projekti pritet të jetë gati deri në fund të muajit korrik. Ky është koncerti solistik i dhjetë më radhë i mezzosopranos që mban me orkestër dhe mysafirë të ftuar. Koncerti do të transmetohet direkt në televizione dhe radio shtetërore në vend po dhe jashtë. Disa pjesë të koncertit do të transmetohen në radion shtetërore australiane.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top