Besir Demiri për Lajm: Ja kush insistoi të luajë për Shqipërinë

Edhe një futbollist shqiptarë nga Maqedonia ka vendosur që në të ardhmen të vesh fanellën e Kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur dhe me përvojë Besir Demiri, i cili aktuslisht luan në Ukrainë tek skuadra Mariupol.

Lajmin për gazetën Lajm ekskluzivisht e konfirmon vet lojtari gjatë një interviste të shkurtër.
“Po, dje (e premte) isha në Tiranë ku jam pajisur me pasaportë shqiptare, që do të thotë se kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur me insistimin e seleksionuesit Cristiano Panucci si dhe drejtuesve të Federatës të cilët shprehën interesim për mua. Kam zgjedhur Shqipërinë sepse jam shqiptar. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontkatuar”, deklaroi për Lajm, Demiri, i cili për dy ditë qëndron në Shkup dhe gjatë ditës së diel pritet të kthehet në Ukrainë për tiu bashkuar skuadrës së tij.

Demiri ishte pjesë e U21 të Maqedonisë në europianin e fundit në Poloni, ndërsa nga sezoni 2014-2017 është ftuar rregullisht në ekipin shpresa të Maqedonisë. Ka të zhvilluar 20 ndeshje, dhe dy të tjera miqësore për ekipin e parë.

Demiri nuk është futbollisti i parë shqiptarë nga Maqedonia që zgjodhi Shqipërinë, pasi në të kaluarën e kanë bërë edhe Naser Aliji dhe Taulant Seferi.

Gjatë karrierës së tij ai ka veshur fanellën e Shkupit, Vardarit dhe Shkëndijës, me të cilët ka fituar tituj dhe ka luajtur në Europa League.

 

Loading...