Besnik Hasi i hakmerret keq Olympiacosit

Besnik Hasi është ende një trajner i papunë që kur u shkarkua nga Olimpiakosi në fund të shtatorit.

Ai u detyrua të largohej, pasi në pesë javët e para të kampionatit ndodhej në vend të pestë, edhe pse kishte kualifikuar klubin për në Ligën e Kampionëve.

Por trajneri e ka dërguar në gjyq klubin grek, pasi ata i detyrohen atij shumën e mbetur prej 1.2 milion eurosh që parashikohej në kontratën që kishte me ta.

Grekët nuk i përmbushin detyrat e tyre dhe Hasi u detyrua ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

Loading...