Trajneri i PSG-së, Unai Emery, është i kënaqur me shortin e 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germianit i ra shorti të luajë kundër gjigantit spanjoll, Real Madridit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, me trajnerin e saj që beson se parisienët mund të shtyhen me kampionin aktual, transmeton Express.

“Mendoj se është short i mirë. Besoj se mund të garojmë kundër Real Madridit. Për të arritur diçka të madhe në Ligë të Kampionëve duhet t’i mposhtesh skuadrat më të mira. E 1/16 e finales është moment i mirë për të luajtur kundër ekipeve të tilla”, ka thënë Emery.

Ai ka theksuar se PSG duhet ta tregojë karakterin, shkathtësitë teknike dhe talentin e saj për të triumfuar ndaj Realit. /Express/

Loading...