Historia se shqiptarët e Maqedonisë janë forcë e rëndësishme ekonomike është e fryrë dhe e pavërtetë. Potencial ekonomik i tyre në ekoniminë e vendit nuk kalon pesë përqindshin, pavarësisht se ato përbëjnë mbi 25 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Sipas këtyre parametrave fuqia ekonomime e shqiptarëve është pesëfish më i ulët nga ajo që do të duhej të ishin.
Këto komente i ka bërë profesori i ekonomisë Abdylmenaf Bexheti, në një intërvistë ekskluzive për Almakos.
“Fetishi” i krijuar se ne jemi një potencial shumë i madh është i paqëndrueshëm në bazë të këtyre që unë u referohem. Pra mund ta mbajë dikush ende në atë euforinë e vet folkloropatriotike, që mund të jetë edhe frymëzim, por ama në realitet e përkthyer në shifra në mënyrën e jetesës, standartit tonë të jetesës, në kuptimin jo si jetojnë individ të caktuar, por si jeton mesatarja, shtresa e mesme, si jeton 75 për qind ne jetojmë më keq se gjithë të tjerët.
Profesor Bexheti thotë se shqiptarët kanë shpirt sipërmarrësi dhe nuk hezitojnë të rrezikojnë, por e keqja është se kapitali i tyre shpenzohet në investime jorpoduktive.
“Nëse potenciali i shqiptarëve është tek shtëpitë 3 katëshe, që po të udhëtoni nga Shkupi në Strugë i gjeni shtëpitë 5 katëshe, ku roletat janë të lëshuara, të mbyllura, dhe gjithandej janë ashtu, do të shihni se ai është një kapital i vdekur. Ne konsumojmë shumëçka në mënyrë ditore konsumatore për dasma për ahengje, për vetura luksoze, për cigare të shtrenjta, për çka të doni dhe unë këtë po jua tregoj me dëshmi me studime shekncore. Këto nuk janë paragjykime. Ne kemi studime doktorate të cilat i janë referuar këtyre shënimeve”- thotë Bexheti.
Sipast tij, fuqia ekonomike e shqiptarëve, ka qenë më e madhe dy dekada më parë, duke iu falenderuar remitencave të diasporës, por tani realiteti ka ndryshuar, sepse mërgimtarët çdo vit më pak vijnë për të investuar në vend.
Ai thotë se remitencat e mërgimtarëve shqiptar, edhe pse më të ulta në krahasim me vitet e kaluara, vazhdojnë të mbajë gjallë bilancin tregtarë të vendit.

Loading...