Kulturë

‘Biçikletërsia’ thërret krijuesit letrarë për të aplikuar

20170304080552812

Ky konkurs, përfshinë kategorinë poezi dhe prozë, shkruan KultPlus.

Biçikletërsia – Rreshta mbi pedale, vjen me edicionin e katërt me radhë. Edhe kësaj radhe të gjithë ata që merren me poezi apo prozë, mund të bëhen pjesë e kësaj gare.

Konkursi për çmimin letrar për shkrime-krijime e vepra të reja, të pabotuara më parë, është garë e organizuar nga skuadra Ecovolis.
Qëllimi i Biçikletërsisë është sensibilizimi përmes shprehisë letrare i një numri sa më të madh qytetarësh, artistësh e dashamirësh me temë MJEDISIN në tërësi, e në veçanti përdorimin e përditshëm të mjetit ekologjik ME DY RROTA.

Ky konkurs synon të vlerësojë të gjithë ata të vegjël të rinj e të rritur (qofshin ata shkrimtarë të njohur apo artistë në fillesat e tyre) të cilët kanë dëshirë apo domosdoshmëri të thonë, shprehin apo rrëfejnë diçka në lidhje me temën.

Biçikletërsia u drejtohet të gjithëve, pa dallim moshe, apo vend-banimi. Regjistrimi është falas.

Veprat duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe e nuk duhet të jenë te publikuara askund(qoftë edhe online) para datës 24 mars, datë që përkon edhe me nisjen e garës. Çdo pjesëmarrës duhet të garantojë origjinalitetin e veprës së dërguar, që do të thotë vepra nuk është krijuar nga të tretë por nga vetë dërguesi. Autori mund të marrë pjesë me një krijim të vetëm e në vetëm njërën prej kategorive. Veprat do të gjykohen nga numri i pëlqimeve të marra në faqet online tek të cilat aktiviteti do të promovohet si dhe nga vendimi i pakundërshtueshëm i jurisë profesionale.

Për kategorinë “Poezi” krijimi i dërguar nuk ka një numër- kufi rreshtash apo vargjesh. Për kategorinë “Prozë” pranohen krijimet prej 30 rreshtash.

Krijimet e përfunduara, duhet të jenë në format PDF e të dërgohen në adresën info@ecovolis.com deri më datën 20 mars, bashkë me të dhënat e dërguesit, e një adresë e-mali aktive.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 24 mars në LibrAria, Skuadra Ecovolis do të përkujdeset për njoftimin e pjesëmarrësve, e fituesve me detaje të mëtejshme. /KultPlus.com

To Top