Bilali do t’i prijë sulmit të Renovës

Krahas përgatitjeve për sezonin e ri në Ligën e parë të Maqedonisë në futboll, skuadra e Renovës ka vazhduar me sjelljen e përforcimeve të reja në ekip.

Së fundmi pjesë e bardhekaltërve nga Xhepcishti është bërë edhe sulmuesi i njohur nga Gostivari, Lutfi Bilali, i cili pjesën më të madhe të karrerës së tij e ka kaluar në klube europiane.

Me Bilalin në sulm, xhepcishtasit kanë kryer një punë të madhe sa i përket repartit ofensiv.

Të hënën, 26-vjecari ka pozuar me drejtorin sportiv të Renovës, Lirim Saiti dhe menacherin e njohur nga Gostivari, Besim Isa, i cili jeton në Zurich të Zvicrës.

Renova dhe menaxheri Isa prej disa ditësh kanë qenë në bisedime, të cilat të hënën kanë përfunduar me shumë sukses, pasi është arritur marrëveshje bashkëpunimi.

Bilali në të kaluarën ka qenë pjesë e Haka nga Finlanda, Celje dhe Interblok në Slloveni, Pelisteri, Gostivari, Metalurg, Sileks e Vëllazërimi në Maqedoni.

 

Loading...