Bilali: Në Kratovë shkojnë vetëm për rezultat pozitiv

Skuadra e FC Shkupi e nis sezonin e ri në Kratovë, ku do të përballen me Sileksin. Mbrojtësi me përvojë Amir Bilali deklaroi se janë shumë të motivuar për kampionatin e ri dhe se në Kratovë udhëtojnë për rezultat pozitiv, ndonëse presin lojë të vështirrë.

“Jemi shumë të motivuar për fillimin e kampionatit. Në Kratovë shkojnë vetëm për rezultat pozitiv. Mendoj se erdhi dita për të treguar se cfarë ekipi jemi dhe qëllimet që kemi. Trajneri na ka folur dhe na karikuar që kur i mbaruam kupat Europës, ku patëm një eliminim me dinjitet, ku ndaj një klubi të madh treguam se jemi skuadër në rritje dhe me ambicie. Ndeshja në Kratovë do të jetë e vështirë, por do të mundohemi të japim maksimumin që të kënaqim tifozerinë më të mirë që e kemi në të gjithë Maqedoninë. Me një vëmendje e duhur dhe me vetëbesim të të gjithëve në ekip, nga unë i pari, me gjithë ekipin, stafi dhe presidenca, shpresoj t’ia dalim. Me punën tonë dhe këshillat e trajnerit shpresoj të fillojmë mbarë një rrugë që jam shumë optimist se do kemi sukses”, deklaroi mbrojtësi Amir Bilali.

Shkupi në përballjen kundër Sileksit do të jetë pa Ljamcevskin (i lënduar), Muarem Muarem (nuk ka të drejt shkaku i Dopingut) dhe Sergios (nuk i ka plotësuar dokumentacionin).

Ndeshja Sileks-Shkupi do të luhet të dielën në Kratovë me fillim prej orës 17:00, ndërsa do të drejtohet nga arbitri Dimitar Meckarovski me ndihmësit e tij Dejan Nedelkovski dhe Daniel Vasilevski., të tre nga Shkupi.

 

Liga e parë, java e parë
e shtunë, ora 17:00

Shkëndija-Vardar
Rabotnicki-Renova

E diel, ora 17:00
Sileks-Shkupi
Pobeda-Bellasica
A.Pandev-Makedonija GJP

Loading...