Sport

Bilali vazhdon karrierën në Greqi

10955657_10205393994716891_7310221706402928599_n

Futbollisti Lutfi Bilali ka lënë kampionatin finlandez dhe skuadrën e Haka-s për të vazhduar karrierën e tij në ligën e dytë të Greqisë. Sulmuesi 25-vjecar nga Gostivari nënshkroi kontratë një vjecare për FC Eginaikos. Sezoni i ri në ligën e dytë greke fillon me 19 të këtij muaji me ndeshjet e kupës.

Eginaikos do të jetë sfidë e re në karrierën ndërkombëtare për Bilalin, i cili përveç se në Finlandë ka luajtur edhe në Slloveni për ekipet Celje dhe Interblok, kurse në Maqedoni ishte pjesë e Gostivarit, Metalurgut,Pelisterin, Sileksin dhe Vëllazërimin./lajm

To Top