Bilall Kasami ka dhënë dorëheqje? Ja reagimi i tij!

Mbrëmë dolën shkrime nëpër media se Bilall Kasami ka dhënë dorëheqje, por i njëjti i ka mohuar fjalët e tilla.

“Paturpësia e disa personave për të nxirë imazhin tim nuk njeh kufij. Kanë hakuar faqen time zyrtare dhe janë duke e keqpërdorur në mënyrën më të ulët.. Ky është profili im personal, që e kam përdorur më herët dhe sot e riaktivizova, kurse sa i përket faqes sime zyrtare të hakuar është angazhuar avokat dhe keqbërësit do të përgjigjen para ligjit.” shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, tani më dy javë që zyrtarisht Lëvizja BESA është ndarë në dry fraksione, ata që përkrahin Bilall Kasamin si lider të kësaj partie dhe ata që kërkojnë shkarkimin e tij.

 

 

Loading...