Në edicionin e fundit të emisionit “Në Fokus” Art Channel, ku bëhej fjalë për politikën e brendshme dhe atë të jashtme për marrëdhëniet e partive politike dhe opozitën shqiptare, profesori universitar Mersel Bilalli theksoi se çështja e emrit që është e lidhur drejtpërdrejt me kontekstin me Greqinë, që për Unionin Evropian dhe për strukturën e NATO-s, nuk është vetëm problem bilaterali i Maqedonisë dhe Greqisë, por është një problem serioz rajonal, i cili ka të bëjë me paqen dhe sigurinë e brendshme dhe rajonale.
“Ne jemi edhe dëshmitar të asaj që ndodhi vitin e kaluar me 27 prill, i cili ishte realisht një tentim serioz i grusht shtetit, besoj që organet kompetente me punën e tyre do të mund ta dëshmojnë konkretisht organizimin, aktorët, lojtarët dhe përfundimin e pritur të një veprimi të tillë. Domosdo duhet të kemi debllokim të procesit integrues të Maqedonisë, pasi që mund një acarim shumë i shpejtë të ndodhë përsëri. Sa i përket Maqedonisë, Maqedonia është e lidhur me shtetet rajonale me interesa të caktuara dhe gjithë ajo shndërrohet në stabilitet rajonal me intenca të ndikimit Rus, i cili është shumë aktiv kohëve të fundit dhe e pat mbuluar një zbrazëtirë, që gjatë kohë perëndimi nuk e ka praktikuar në Ballkan”, deklaroi Bilalli.

Loading...