Kulturë

Biografitë e 2.500 dëshmorëve të UÇK-së, përmblidhen në një libër të vetme

afrim

Enciklopedia Gjithëkombëtare me 2500 dëshmorët e luftërave të UÇK-së,” Bardhësitë e Atdheut” është  vepra më madhore e cila bashkon dëshmorët e të tri trojeve të UÇK–së.  Në vazhdën e zhvillimit dhe të përparimit të këtij kapitali, tashmë është domosdoshmëri dhe rëndësi e veçantë përkthimi i enciklopedisë nëpër gjuhët e ndyshme të botës, si në anglisht, gjermanisht, italisht, turqisht, frëngjisht, por edhe në të tjera… Në akademinë promovuese të librit të z. Afrim Mustafa,referuan personalitete të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por edhe nga vise të tjera mbarëshqiptare, si : Gjenerali i njohur i UÇK-së, Spiro Butka, poeti i UÇK-së, Agim Doçi, Veprimtari i njohur nga Kosova, Behram Hoti, veprimtari, Ilir Shkëmbi nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve nëpër Shekuj të Shipërisë, Ismail Selmani- Mala…

Në ambientete Muzeut Kombëtar të Tiranës, solemnisht u bë promovimi i Enciklopedisë Gjithkombëtare me 2500 dëshmorët e luftërave të UÇK-së, “ Bardhësitë e Atdheut” të autorit, reporter dhe Veteran i Luftës së UçK–së nga Kosova, z. Afrim Mustafa. Në përurimin e veçantë, të organizuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmrëve të UÇK-së dhe Dega e këtij asociacioni në Tiranë, merrnin pjesë mysafirë të shumtë, familjarë të dëshmorëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, por edhe plot shkrimtarë, gazetarë, publicistë, bashkëluftëtarë, veteranë dhe invalidë, por edhe gjeneralë të ndryshëm të luftërave të UÇK-së të : UÇKnë Kosovë, UÇPMBsë në Kosovën Lindore dhe UÇK-së në Maqedoni. Fjalën e parë referuese për enciklopedinë e përmasave gjithëkombëtare, të autorit të mirënjohur kosovar, z. Afrim Mustafa, e mbajti gjenerali i Luftës së UÇK-së dhe i Ushtrisë Shqiptare, z. Spiro Butka, i cili veprën enciklopedike gjithëpërfshirëse të z. Mustafa, e vlerësoi si, kapitalin më të veçantë dhe më të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në trojet shqiptare dhe kudo ku ndodhen nëpër botë. – “ Jemi këtu për të nderuar një vepër të llojit të veçantë dhe një autor, po ashtu të veçantë. “ Bardhësitë e Atdheut” është një kurorë dhe emblemë e  luftërave tona të lavdishme të UÇK-, UÇPMB dhe UÇK-, prandaj kemi nderin që sot, në Muzeun tonë Kombëtar në Tiranë, e përurojmë këtë  kryevepër shumë madhore në shqiptari. Më pas, gjenerali i pëmasave gjithëkombëtare, foli edhe për rëndësinë e rritëes, zhvillimt dhe përkthimit sa më të shpejtë të enciklopedisë mbarëshqiptare,” Bardhësitë e AtdheutË dhe sjelljen e këtij kapitali shumë të veçantë, kudo nëpër botë.

Manifestimi i veçantë promovues solemn, udhëhequr  shkëlqyeshëm nga e bija e komandantit të njohur, Lefter Koxhaj- “Teli”, z. Rexhina Myrta, e vijoi poeti dhe luftëtari i të tri luftërave nga Kosova, z. Behram Hoti. Hoti, gjithashtu vlerësoi se, Enciklopedia Gjithkombëtare, “ Bardhësitë e Atdheut” është vepra më gjithprezantuese për të gjithë dëshmorët, sepse në radhë të parë, vetë autori, Afrim Mustafa, ishte bashkëluftëtar dhe njohës i shumë dëshmorëve e çlirimtarëve nga të trija luftërave të UÇK-së: Në Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Maqedoni.. Autori ishte reporter i luftës së UÇK- qysh në fillet e saja çlirimtare në Drenicë, Nerodime, Pashtrik, ku dha kontribut të veçantë gjatë lavdisë sonë…

Fjala e poetit nga Drenica, Behram Hoti, u mirëprit nga të pranishmit, ndërkaq në vazhdim referoi njëri nga  atdhetarët dhe poetët e njohur, profesor, Agim Doçi, tç cilin opinioni mbarëshqiptar e njeh si “Poeti i UÇKsë” , pasi ai ka shkruar këmgët më të famshme të lavdive tona çlirimtare… Poeti Agim Doçi, pasi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, tha se, duhet ta nderojmë dhe falënderojmë në mënyrë të veçantë reporterin e luftërave të  UÇK-  së, Autorin e  enciklopedisë gjithëkombëtare,” Bardhësitë e Atdheut”  z. Afrim Mustafa për veprën madhore që na ka sjellë pas punës së tij shumëvjeçare. “Bardhësitë e Atdheut” është vepra, e cila, edhe në Amerikë do të krijonte realitetin tonë të dëshmorëve dhe të tri luftërave të UÇK-së.  Kjo vepër shumë madhore, madje, nëse do të ishte e përkthyer dhe e shpërndarë në botë, edhe atje ku bëhej gara e famshme, “Trump- Clinton”, do të ndryshonte edhe rezultatin atje…, theksoi ndër të tjera në fjalimin e tij shumë të veçantë dhe të zjarrtë në promovimin masiv, poeti i mirënjohur, z Agim Doçi, referimi i të cilit ngjalli shumë emocione dhe mirëpritje te të gjithë të pranishmit…

Promovimi vazhdoi me fjalët e z. Ismail Selmani, i njohur me emrin , Komandant,” Mala”, i cili në fjalët e tij, gjithsesi, vlerësoi se vepra madhore enciklopedike e Afrim Mustafës, “ Bardhësitë e Atdheut” na bën përherë krenarë dhe dhe madhorë, pasi aty autori ka përfshirë të gjithë dëshmorët e të tri luftërave të UÇK-së. Mëtej Mala, ftoi institucionet tona, kudo që janë që ta financojnë ribotimin eh përkthimin e Enciklopedisë Gjithkombëtare, “ Bardhësitë e Atdheut” të autorit dhe reporterit të të tri luftërave të UÇK-së, z. Afrim Mustafa. Referimi vijues u prezantua në promovim nga veprimtari i njohur shqiptar, z. Ilir Shkëmbi, njëherit, kryetar i Shoqatës së Dëshmorëve të rënë nëpër shekuj të gjithë Shqipërisë, Dega në Tiranë, i cili po ashtu bëri me emocione te të gjithë pjesëmarrësit në Muzeun Kombëtar në Tiranë. Ilir Shkëmbi, tha se, z. Afrim Mustafa, i kemi borgj të gjithë shqiptarët dhe Autorin e librit të përmasave të papara, duhet ta përkrahim, ndihjmë dhe ta nderojmë për veprën kapitale dhe shumë madhore. Premtoj se, në Tiranë do të kemi edhe promovime të tjera vijuese të enciklopedisë gjithëkombëtare,” Bardhësitë e Atdheut”, madje edhe më masive, theksoi ndër të tjera referuesi, z. Ilir Shkëmbi nga Tirana. Në fund, para të pranishmëve foli dhe falënderoi vetë autori, z. Afrim Mustafa, i cili në mënyrë gjithëpërfshirëse, prezantoi punën 15-vjeçare të hulumtimit, përgatitjes, shkrimit dhe botimit të veprës gjithprezantuese me të gjithë dëshmorët e kombit të të tri luftërave të UÇK- së ,” Bardhësitë e Atdheut”… Autori iu  bashkua kërkesës së të gjithë referuesve të këtij promovimi shumë solemn, por edhe të promovimeve të mëparshme se, urgjentisht institucionet tona në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi dhe kudo tjetër, ta financojnë ribotimin dhe përkthimin e veprës me njerëzit më të lavdishëm dhe më të dinjitetshëm të kombit tonë- dëshmorët. Fjala e autorit, mori shumë pëlqime, përkrahje dhe duartrokitje nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë akademi promovuese. Në Promovimin e veçantë të veprës së veçantë dhe kapitale për të gjithë shqiptarët, morën pjesë familjarë të dëshmorëve nga anë të ndyshme të shqiptarisë, si: Rabija- bashkëshortja e Komandant Telit, kryetari i OVL të UÇK së për Ferizaj z. Rafiz Sejdiu, familjarë të Dëshmorit të Kombit, profesor, Selim Berisha nga Barileva e Prishtinës, të Dëshmorit , profesor, Bejtush Gërbeshi nga Sllovija e Lypjanit, të Dëshmorit nga Tirana, Skerdilajd Llaghami “Shpendi”, lufëtare e njohur, “ Malësorja” nga Ferizaj… Këtu ishin edhe poetët e veçantë dhe entuziastë, si: Qazim Berisha nga Prishtina, Rrahman Hyseni nga Medvexha e Kosovës Lndore, shkrimtari i njohur, Sefedin Xhafolli, komandanti i njohur, Hamdi Ndrecaj nga Nerodimja, profesor, Yymer Mehani nga Llapi i etnoqëndresës shqiptare, poeti, Ismail Hoxha nga Tirana, veprimtarja, Sadije Gurmani nga Tirana,  poeti Aziz Bytyçi, veprimtarët: Selvetja dhe Fata nga Mitrovica, Afrim Isufi, Milaim Mjaku e të tjerë…

 

To Top