“Kontakte të nivelit të lartë për çështjen e Shkupit; “Bisedë e kryeministrit të Shkupit me Cipras dhe Koxias”; “Zaev: ka vullnet për zgjidhje”; “Optimizëm për zgjidhjen e emrit” – janë disa nga titujt në mediumet greke, të cilat i transmetojnë deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë nga konferenca e djeshme për shtyp.
Për dallim nga më parë, kur rrallë herë kishte hapësirë në lajmet për problemin me emrin, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, tani, ngjarjet e fundit në raportet greko-maqedonase janë pjesë e edicioneve të lajmeve qendrore në të gjitha televizionet greke. Gazetarët në raportet e tyre i transmetojnë hollësisht qëndrimet edhe nga Shkupi zyrtar e edhe nga Athina zyrtare, ndërkaq theksin e vendosën në bisedën telefonike të Zoran Zaevit me Aleksis Cipras dhe Nikos Koxias gjatë vizitës
private të kryeminsitrit të Maqedonisë në Selanik.

“Optimizëm për zgjidhje të çështjes për emrin shprehën kryeministrat e Greqisë dhe Shkupit, vetëm disa ditë pas bisedës së tyre telefonike”, kumtoi televizioni Antena, duke i transmetuar qëndrimet e kryeministrit të Maqedonisë.

“Kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev, e shprehu optimizmin e tij se gjatë vitit 2018 do të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit dhe shtoi se me zgjidhjen e këtij problemi, vendi do të arrijë të integrohet në NATO dhe të fillojë negociata për integrim në BE”, kumtoi televizioni grek Alfa, transmeton MIA. Prej se kryeministri i Maqedonisë, dje në konferencë për shtyp zbuloi se derisa ka qenë në Selanik, ka biseduar në telefon me Cipras dhe Koxias, nga kabineti i kryeministrit grek, mbrëmë, dërguan
kumtesë zyrtare për gazetarët.

“Kryeministri Aleksis Cipras, dje, pati bisedë telefonike me kryeministrin e IRJM-së, Zoran Zaev, me rastin e vizitës së tij në Selanik, për t’ia uruar Vitin e Ri”, qëndron në kumtesën nga kabineti i kryeministrit Cipras.

Loading...