Kulturë

“BISEDË PËR JETËN” prek metropolat kinematografike, ftohet në dy festivale në Indi

received_1664194516926772

Pas shumë paraqitjeve nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare, filmi i metrazhit të shkurtër “BISEDË PËR JETËN” është pranuar edhe në dy festivale në Indi. Delhi International Film Festival – New Delhi, INDI dhe AFC Global Fest, Kolkata – INDI janë stacionet e rradhës ku do të garojë filmi i prodhuar nga produksioni “GALAKTIKA Pictures” nga Shkupi.
Brenda një viti ky film ka marë pjesë në gjithsej 15 festivale me renome evropiane dhe ndërkombëtare, ndërsa ka prekur 5 kontinente. Në konsideratë janë edhe shumë festivale që pritet të konfirmohet ku filmi është duke i kaluar kriteret e festivaleve. Pjesmarja në festivalin në Kalkuta në Indi do të jetë premierë për kontinentin e Azizë. Por produksioni “GALAKTIKA Pictures” nuk ndalon vetëm me këtë film. Nga ky produksion njoftojnë se në rradhë janë edhe dy filma të shkurtët “The Beginning” dhe “Conscience”.

To Top