Gjithsej nëntë kompani austriake të industrive të ndryshme u prezentuan në biznes forumin në Odën Ekonomike.

Realizuan takime të drejtpërdrejta me kompanitë e Maqedonisë pasi që kanë për qëllim, siç thanë, të gjejnë partnerë të rinj afarist dhe të intensifikojnë bashkëpunimin tregtar. Siç u tha në forum, bashkëpunimi i radhës me kompanitë austriake është me rëndësi të madhe pasi që do të mundësojë rritje të potencialeve për eksportin e kompanive të Maqedonisë dhe të konkurrencës.

“Po përpiqemi të gjejmë partnerë që ta rrisim bashkëpunimin. Erdhëm të përcaktojmë nëse ka interesim te kompanitë e Maqedonisë për këtë”, deklaroi Simon Adler nga kompania farmaceutike “Rokitan” me seli në Vjenë. Sipas përfaqësuesit të “Vaidmiler” për Maqedoninë, Zoran Rabrenoviq, pjesëmarrja në forum është mundësi e shkëlqyer për prani më të madhe në tregun e Maqedonisë.

“Vaidmiler” është kompani familjare e formuar në vitin 1948, ndërsa prodhon komponentë për lidhshmëri industriale.

Erdhëm në forum që të prezentohemi para tregut të Maqedonisë dhe të gjejmë partnerë që ta rrisim praninë tonë këtu”, theksoi Rabrenoviq. Jadranka Arizanovska nga Oda ekonomike potencoi se deri më tani ky është delegacioni më i madh i biznesit nga Austria i cili merr pjesë në një forum afarist.

Mesatarisht, në forumet të cilat janë organizuar paraprakisht, morën pjesë nga pesë deri në gjashtë kompani.

“Bashkëpunimi me Austrinë është me rëndësi të veçantë për ne, pasi që këto takime shpesh përfundojnë me rezultate pozitive. Kompanitë e Austrisë mund të kontribuojnë për transferimin e teknologjive dhe njohurive të reja dhe t’ua hapin rrugën kompanive të Maqedonisë në tregjet e Maqedonisë”, tha Arizankovska.

Austria është partneri i 14 tregtar i Maqedonisë dhe vendi i dytë në pjesën e investimeve. Sipas Regjistrit qendror, në vitin 2013 janë realizuar më së shumti investime, 73,8 milionë dollarë, ndërsa këmbimi i përgjithshëm tregtar në tre muajt e parë të vitit 2016 është 40 milionë dollarë, që është rritje prej dhjetë për qind në krahasim me vitin e kaluar. Eksporti është 11 milinë dollarë apo mbi 50 për qind më shumë, ndërsa importi 28 milionë dollarë, që është zvogëlim për 0,6 për qind.

Loading...