Në mungesë të një strategjie të mirëfilltë ekonomike zhvillimore, afaristët në Kosovë vazhdojnë të hapin biznese të një veprimtarie të njëjtë, duke krijuar kështu konkurrencë të panevojshme në treg dhe duke dëmtuar njëra-tjetrën, thonë përfaqësuesve të bizneseve dhe ekspertë të fushës.

Numri i përgjithshëm i bizneseve që figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është mbi 150 mijë biznese.

Prej tyre, më shumë se 90 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Bizneset në Kosovë do të duhej të kopjojnë njëra-tjetrën në fushën e bujqësisë, pasi që tregu në Kosovë është jashtëzakonisht i madh në krahasim me ofertën që ekziston në treg, derisa kopjimi i bizneseve në fushën e shërbimit, turizmit, pishinave, pompave të benzinës është jashtëzakonisht i dëmshëm pasi që afarizmi i tyre do të ketë bilanc negativ”, vlerëson Gashi.

Një pjesë të fajit për këtë dukuri të bizneseve të së njëjtës veprimtari, sipas drejtorit ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, e kanë edhe institucionet e Kosovës.

Sipas tij, institucionet përkatëse nuk kanë krijuar një kornizë të përshtatshme ligjore që të inkurajojnë zhvillimin e hulumtimit dhe rrjedhimisht inovacionit në vend. Po ashtu, edhe në aspektin fiskal, thotë Zeka, nuk ka ndonjë masë stimuluese për kompanitë që do të investonin në krijim të produkteve apo shërbime të reja.

“Ministria e Financave duhet të inkurajojë përmes lirimeve tatimore kompanitë që synojnë të investojnë në hulumtim dhe zhvillim, pavarësisht sesa është kjo përqindje e shpenzimeve. Ata duhet të jenë më fleksibilë sesa që janë aktualisht”, thekson Zeka.

Në mungesë të një industrie të zhvilluar të prodhimtarisë, Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike.

Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë sipas të dhënave zyrtare, arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro, derisa eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës, nuk arrin vlerën mbi 300 milionë euro në vit./rel/

Loading...