Bullgaria e ka shpallur konsull nderi biznesmenin kontrovers Orce Kamçev për Maqedoni. Nga MPJ për SDK kanë vërtetuar se në ministri ka ardhur kërkesa për miratim, shkruan gazeta Lajm.

Sipas procedurës, kërkesa shqyrtohet në MPJ, pastaj kërkohen mendime nga ministria e Financave dhe Sekretariati për ligjvënie në qeveri. Kur kompletohet dokumentacioni, ministri i jashtëm e propozon kandidatin e vendit të huaj në qeveri dhe nëse ai/ajo e miratojnë, ministri jep lejen.
Kamçev, i cili nga magazine ekonomike Forbs u shpall si maqedonasi më i pasur, më 29 gusht 2016 ishte në bisedë informative në PSP.

Kamçev deri më shkurt të vitit të kaluar ishte njëri nga pronarët e MPM, kompani mediatike propagandistike, e cila është nën hetimet e PSP-së si donator më i madh i fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale 2013, me 252.843 euro.

Loading...