Biznesmeni Zoran Danevski është i ekstraduar nga Bullgaria dhe gjendet në burgun në Shtip, transmeton TetovaSot.

Danevski i cili kishte ikur para dy viteve, u dënua me dy vite burg për sjelljen e vendimeve pa pëlqimin dhe miratimin e Parlamentit të kreditorëve në Agro Kombinatin “Xhumajlija”.

Sipas gjykatës, ai u shpall fajtor dhe iu caktuar dënimi me burg prej dy viteve, pasi që vendimet për huazimin e mjeteve financiare të disa firmave dhe të tij i ka sjell pa vendimin e Parlamentit të kreditorëve, njashtu ka sjell vendime edhe pa njohurinë dhe miratimin e tyre për marrjen e kredive.

Në Gjykatën e Shtipit janë nisur edhe disa procedura për Danevski i cili është i akuzuar për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimeve zyrtare dhe për fsherjen e pagesës së tatimit gjatë shitjes së verës, ndërsa në Gjykatën Themelore në Shën Nikollë janë nisur procedura kundër Danevski, midis të cilave edhe për zhdukjen e rezervave shtetërore të grurit, vlera e të cilave llogaritet prej 1 milion euro./TetovaSot/

Loading...