Bleona performoi me grupin e njohur në Las Vegas

Këngëtarja Bleona Qereti po vazhdon të punojë drejt realizimit të ëndrrës “Hollywood-iane”
Mbrëmë ajo ka pasur një performancë të veçantë, që mund të konsiderohet si një ndër më të mirat në karrierën e saj, shkruan lajmi.net.

Bleona ka performuar bashkë me grupin e famshëm “Gypsykings” dhe që ishte tejet e emocionuar për këtë mundësi.

“Kjo do të jetë në listën e mbrëmjeve të paharrueshme në jetën time”, ka shkruar ajo mbi një fotografi.

Bleona kishte veshur një fustan të zi të shkurtër, në të cilin dukej tërheqëse.

Loading...