Blero: Gabova kur u martova me Teutën

Blerim Muharremi, i njohur më mirë si Blero, ka folur sërish për ndarjen e tij me Teuta Krasniqin. Ai në emisionin NIN të Klan Kosovës ka shpjeguar pse kishte thënë që ‘të mos martohet askush pa dashuri’. Ai është pyetur se çka do të thotë kjo, këngëtari nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

Gjithashtu këngëtari ka shtuar se disa vendime nuk duhen të merren shpejt në jetë, që ka lënë të nënkuptohet se martesa me Teutën ka qenë e ngutshme. Ai së fundi ka nxjerrë këngën e re ‘Pse’, e cila është përfolur shumë se ia ka kushtuar martesës me ish gruan, Teutën, ndërsa teksti i këngës flet për tradhti.

Loading...