Kërkim falja e Shaqirit për shkak të shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë ka mllefosur redaktorin e sportit të gazetës zvicerane Blick.ch, Felix Bingesser.

“Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit ndihen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”, kishte deklaruar me ironi Shaqiri.

Redaktori sportiv i gazetës zvicerane, Felix Bingesser, këtë deklaratë e kishte marrë si nëncmim.

“Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner pranuan gabimin në rastin e shqiponjës dhe kërkuan falje. Saktësishtë Lihtenshtajner dhe Xhaka arritën të kuptojnë gabimin, kurse Shaqiri problemin e ngriti në nivel më të lartë. Me një shtesë krejtësishtë të panevojshme për të kërkuar falje atyre që e kanë parë ndeshjen në male, ka hedhur benzinë të ri, në një mënyrë krejtë të marrë. Po, zoti Shaqiri, ne jemi vend i maleve. Mirëpo, jo zoti Shaqiri, nuk janë të gjithë që jetojnë në male me mendje të kufizuar, nacionalist”, thuhet në komentin e Blick.ch.

Për shkak të sjelljes së reprezentuesit Blck.ch provokoi edhe seleksionuesin Vlladimir Petkovic.

“Seleksionuesi Vlladimir Petkovic është kokëfortë. Vërtetoi se Granit Xhaka do të mbajë shiritin e kapitenit kur nuk luan Stephan Lichtsteiner. Me këtë ai tregoi se nuk sheh se sa është e thellë kriza e identitetit në ekipin e tij”, përfundon komenti i Blick.ch. /lajm

Loading...