Bllokohet kryeqyteti i Kosovës sot nga Shkodran Tolaj dhe Ansamblet mbarëshqiptare

Edhe pse ditë e diele, sot kryeqyteti ngjau në një vend madhështor duke e kthyer ditën e pushimit në ditë festive. Me mijëra qytetarë kanë qenë prezent në sheshin “Zahir Pajaziti” nga të cilët shumica kalimtarë rasti e kureshtarë që vëzhgonin me entuziazëm xhirimin  e këngës ekskluzive për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës “Gjaku i Kastriotit”.

Nga xhirimet kuptuam se bënin pjesë të gjithë valltarët e ansambleve më të mira shqiptare, mbi 100 në numër dhe atë nga Mali I Zi “Dedë Gjon Luli”, nga Shkupi “Emin Duraku”, nga Tetova ‘Xheladin Zeqiri”, nga Karadaku “Kemajl Azizi”, nga Dukagjini ansambli “Rugova”, si dhe vallëtarë e mirënjohur maestro Blerim H. Grajqevci në rrolin e Gjergj Kastriotit dhe Afrim Alshiqi.

Të pranishëm në videoxhirim ishte dhe instrumentisti I mrekullueshëm Fatmir Makolli. Për detaje tjera rreth frymës së këngës dhe autorëve do të kuptojmë në ditët në vijim. Nga ajo që pamë dhe dëgjuam sot mund të themi se Shkodran Tolaj sjell për këtë 10 vjetor një këngë të fuqishme dhe shumë madhështore.

Prishtina sot ishte e veshur me kolorin shqiptar të gjitha trevave ku këmbonte fuqishëm kënga dhe hidhej vallja autoktone shqiptare.

Image
Loading...