Bob Dylan fitues i Çmimit Nobel për Letërsi

Bob Dylan ka fituar çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2016 “për krijimin e shprehjeve poetike në traditën e këngëve amerikane”, ka thënë Akademia Suedeze për fituesin e çmimit prej 928 mijë dollarëve, transmeton koha.net.

Letërsia është çmimi i fundit Nobel i këtij viti që do të jepet. Ky çmim është emërtuar sipas shpikësit të dinamitit, Alfred Nobel dhe është dhënë prej vitit 1901 për arritje shkencore.

Bob Dylan 75 vjeç, është këngëtarë, tekstshkrues, artist e shkrimtar amerikan. Ai ka pasur ndikim të madh në muzikë dhe kulturën popullore për më shumë se pesë dekada.

Loading...