Bojku:Në Gjorçe shkojmë për fitore

Futbollistët e Shkëndijës këtë të diel luajnë në Gjorce Petrov kundër Makedonija GJP. Tetovarët edhe pse të lodhur nga ndeshjet europiane, shpresojnë në pikë të plota.

“Jemi në mes të ndeshjeve europiane, kemi siguruar play-offin në Ligën e Europës për herë të tretë me radhë, por jemi profesionist dhe kampionati vendor është i rëndësishëm për ne. Për këtë arsye e gjithë vëmendja jonë kthehet kah takimi i të dielës kundër Makedonija GJP. Kemi puuuar për këtë ndeshje këto ditë për tu rigjeneruar pas takimeve të lodhshme kundër Red Bull Salzburg. Kemi për të dhënë më të mirën dhe ambiciet tona janë tre pikët. Sigurisht nuk do ta kemi lehtë pasi që Makedonija GJP hynë me ambicie të veta, luajnë kundër kampionit në fuqi, dhe secili kundër nesh jep dyfishin e forcës së vet, por ne luajmë për fitore dhe besojmë se në këtë moment jemi të aftë për të menaxhuar tre pikët”, u shpreh Besmir Bojku.

Liga e parë, java e dytë
(E shtunë, ora 17:00)

Rabotniçki-Sileks

(E diel, ora 17:00)
Renova-Vardar
Makedonija GJP-Shkëndija
Shkupi-Pobeda
Bellasica-A.Pandev

Loading...