Dy boksierët e Maqedonisë, Jasin Lama (60kg) dhe Lulzim Ismaili (69kg) sot udhëtuan për në Beograd në turneun ndërkombëtar “Fituesi i Beogradit” që prej 25 deri më 28 prill do të mbahet në kryeqytetin e Serbisë. Në kategorinë e Lamës janë 13 boksierë, kurse te Ismaili 14. Reprezentuesit do t’i udhëheq seleksionuesi Petar Curlinovski. Ky i fundit ka thënë se ky turne dhe ai në Shkodër do të jenë testet e fundit për bosksierët ku do të caktohen udhëtuesit për në Lojërat e Mesdheut.

Në turneu “Fituesi i Beogradit” do të garojnë 175 boksierë dhe boksiere nga 21 vende.

Loading...