Boksierët e Maqedonisë të gatshëm për “Gongun e Artë” (FOTO)

Me 13 dhe 14 nëntor në Shkup do të zhvillohet turneu i 45 ndërkombetar në boks “Gongu i artë”. Maqedonia do të marrë pjesë me boksierët më të mirë: Isak Sulejmani (49kg, Ternipe), Idriz Bislimi (52kg, Shkupi), Jasin Lama (56kg, Shkupi), Osman Demirov (69kg, Bargalla) dhe Goce Janeski (75kg, Aperkat).

“Boksierët tanë janë mirë të përgatitur mjafë mirë dhe ne presim paraqitje të mira dhe kuptohet të stolisen me ndonjë medalje”, tha për Lajm, trajneri Naser Haruni.

Në turne do të marrin pjesë nëntë shtete: Kosova, Shqipëria, Serbia, mali I Zi, Rumania, Sllovenia, Vels, Anglia dhe Maqedonia.

Turneu do të mbahet në sallën e sporteve Boris Trajkovski, ndërsa të premten mecet zhvillohen  prej orës 16:00, ndërsa të shtunën me fillim prej orës 11:00./lajm

naseee

Loading...