Bolti i shënoi dy gola në stërvitje, por s’e bind trajnerin e Dortmundit

Legjenda e atletikës botërore Usein Bolt ka zhvilluar stërvitje futbolli në një prej klubeve profesionale. Kampioini i nëntëfishtë i medaljeve të arta olimpike dje kreu stërvitje me Borussia Dortmund, ku arriti të shënoj edhe dy gola. Megjithatë, sipas fjalëve të trajnerit të milionerëve Peter Shtoger, xhamajkani është larg cilësive që duhet të posedoj një futbollist profesionist.

“Ka talent, por nuk është shumë i mirë. Ai ka konstruktin për atlet, ndërsa jo për futbollist. Ky trening ishte argëtues, ai është person shumë i mirë, por për tu bërë lojtar profesionist i duhet shumë punë. Ai patjetër të ndryshoj stilin e lojës, që është shumë vështirë”, tha Shtoger.

31-vjecari Bolit këtë verë do ti plotësohet dëshira e madhe të luaj ndeshje futbolli në Ol Traford, por si lojtar i UNICEF në ndeshjen humanitare me yjet e Anglisë.

Loading...