Sport

Bolt:Nuk kam dashur kështu ta përfundoj karrierën

_97312496_boltinj

Mbrëmë e përfumdoi karrierën një sportist i madh. Sipas të gjitha gjasave sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave dhe njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, i tha lamtumirë tartanit. Mirëpo, për fat të keq, në mënyrën më të padëshiruar.

Xhamajkani Bolt vrapoi në stafetën finale 4×100 metra në botërorin në Londër, por përjetoi lëndim duke rënë para se të arrij në cak. Pas garës vet ai kishte deklaruar se nuk ka pasur dëshirë ta përfundoj karrierën në atë mënyrë. “Kjo nuk është mënyra në të cilën kam dëshiruar ta përfundoj karrierën. Gjithkca që kisha i kam lënë në shteg. Kam dhënë gjithcka nga vetja, si gjithmonë”, tha Bolt dhe shtoi: “Më vjen keq që nuk munda të përshëndetem në mënyrën më të mirë të mundshme me publikun, por sot në ditën e fundit të botërorit do të jem në stadium dhe të përshëndetëm me të gjithë të pranishmit të cilët më kanë mbështetur gjithmonë”./lajm

To Top