Bomba e Realit do të eksplodojë me 27 gusht:Mbappe vjen në “Santiago Bernabeu”?!

Real Madrid ka akoma një shans për të blerë Kylian Mbappe. Klubi është në pritje për të parë nëse PSG do të sanksionohet nga UEFA pasi nuk arriti t’i përmbahej rregullave të Fair Play Financiar javën e ardhshme.

Nëse klubi parisien deklarohet se ka shkelur rregullat e Uefa-s, do të jetë i obliguar të shesë një nga yjet e ekipit, që mund t’i hapë rrugë Kylian Mbappe për të shkuar në Madrid.
Me huazimin e Mbappe që përfundon të hënën, PSG duhet të përmbushë obligimin e blerjes së lojtarit për 180 mln euro.
Një shifër tepër e madhe që do t’i krijonte mjaft probleme francezëve në bilancin e klubit.

Me merkaton e mbyllur në shumicën e kampionateve europiane, vetëm Real Madrid do të kishte fuqinë ekonomike të blinte kampionin e botës.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, Reali të hënën me 27 gusht mund të aktivizojë bombën në këtë afat kalimtar. Ndërsa, “klubi mbretëror” do të kishte kohë deri më 31 gusht për të finalizuar operacionin.

Loading...