Maqedoni

“Bombat” do të përdoren si dëshmi në rastin “Tenku”

download

Këshilli gjyqësor i refuzoi të gjithë ankesat e mbrojtjes në rastin “Tanku”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, për furnizimin e “Mercedesit” luksoz prej 600 mijë eurosh.

Të akuzuarit nuk do t’i marrin materialet e përgjuara në audio formë dhe ato në këtë lëndë do të përdoren si dëshmi.

Është refuzuar një ankesë e avokates Sanja Aleksiq, e cila i kontestoi të dy ekspertizat e propozuara nga PSP, ndërsa janë në listën e tyre të dëshmive, me elaborim se ekspertët nuk kanë pasur certifikata valide ose u ka skaduar afati, ndërsa nuk u janë vazhduar.

Bëhet fjalë për ekspertizë ekonomiko-financiare dhe ekspertiza tekniko – qarkulluese për furnizimin e “Mercedesit”.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila është një prej të akuzuarve për rastin “Tanku” në seancën e sotme tha se tek ajo si e akuzuar ekziston dyshim për objektivitet në dy ekspertizat e përpunuara për “Mercedesin” e furnizuar.

“As unë si e akuzuar, e as mbrojtësit e mi nuk kishim mundësi që të marrim pjesë me propozime dhe vërejtje të tona në ekspertizën të cilën e ka porositur PSP-ja”, tha Jankullovska.

Avokati i Gruevskit, Dimitar Dangov, kërkoi nga gjykatësja Dobrilla Kacarska nesër të mos mbahet seancë për “Tankun”, që Gruevski të përgatitet për seancën për “Trajektorja”, e cila është caktuar për të mërkurën.

Sipas Dangovit, është jonjerëzore që Gruevski në gjashtë ditë, çdo ditë të paraqitet në gjykime që po zhvillohen kundër tij.

Gjykata pranoi që nesër të mos ketë seancë për “Tankun”, edhe pse ishte e caktuar, ndërsa seancën e ardhshme e caktoi për të premten.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top