Mbrëmë para mesnatës me mbi 100 vota “pro” dhe asnjë votë  “kundër” Parlamenti miratoi pesë ligjet dhe vendimin për formimin e komisionit anketues për aferën e përgjimeve shkruan ZHURNAL.

Deputetja e opozitës, Renata Deskosvka-Trenevska ka theksuar se LSDM-ja nuk është kthyer në Parlament që të realizoj politikën e VMRO-DPMNE-së, por për të bërë kontroll parazgjedhore. Sipas saj në zgjedhjet e fundit kishte presione të shumta dhe falsifikime të listës zgjedhore. Partia në pushtet, VMRO-DPMNE mendon se akuzat për vjedhjen e 200 mijë votave janë të paargumentuara.

Për ligjin për mbrojtje të privatësisë ka votuar një kundër dhe pesë të përmbajtur. Opozita sqaroi se për dallim nga propozimi  i parë i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, tani do të lejohet që të publikohen  “bombat” e Zaevit dhe askush nuk do të dënohet. Pas miratimit të ligjit për Qeveri, janë plotësuar kushtet që kryeministri të propozon dy ministrat e LSDM-së dhe pesë vendet e zëvendësministrave.

Ndryshe, Deputeti i vetëm i partisë Uniteti, Zylfi Adili ishte deputeti i vetëm i cili nuk votoi “Për” ligjet e Përzhinos.

Ai para se të votojë i përmbajtur në foltoren e parlamentit u shpreh se “me presion të madh ndërkombëtar u arrit kjo marrëveshje, për ta shpëtuar vendin tonë, por këto ligje nuk demokratizojnë vendin, nuk garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, nuk avansohen të drejtat e shqiptarëve në asnjë sferë dhe në asnjë mënyrë.

Pak minuta para mesnatës të gjitha ligjet u miratuan. përveç për Kodin zgjedhuor për të cilin kishte 8 vota të përmbajtura, për të gjitha ligjet tjera  mga kjo paketë ligjesh vetëm vota e Unitetit ishte e përmbajtur.

Loading...