Një ditë pas skadimit të afatit ligjor, nuk dihet nëse Katica Janeva do t’i marrë me kohë informacionet që javën e kaluar i kërkoi nga Marko Zvërlevski. Nga zyra e Prokurorit Publik të RM-së nuk na u përgjigjën se kur do ta dërgojnë pasqyrën statistikore e të gjitha lëndëve të hapura lidhur me përgjimin e paligjshëm që e kërkon Janeva. Nga Prokuroria speciale, nga ana tjetër, nuk ka përgjigje nëse megjithatë kanë fituar disa informacione, por edhe nëse kanë adresuar kërkesa tjera te Marko Zvërlevski. Pyetja, për sa ditë Zvërlevski do t’i përgjigjet kërkesës së parë të Janevës, është me rëndësi meqë prokurorja speciale paralajmëroi se pas përgjigjes do të fillojë t’i kërkojë edhe lëndët për “bombat”. Të mërkurën e kaluar, kur u kërkoi të dhënat e para, ajo iu referua nenit 1 të

Ligjit për Prokurori Speciale, në të cilin thuhet:
‘Pas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Publike, prokuroritë publike janë të obliguara, në afat prej 8 ditëve, të propozojnë cilëndo lëndë për të cilën do të veprojnë”, thonë nga Prokuroria Speciale Publike.

Ditën e ardhshme prokuroria konfirmoi se e kanë pranuar kërkesën, por nuk e përmendën afatin ligjor për përgjigje:

“Lidhur me kërkesën është duke u vepruar, ndërkohë që të dhënat e kërkuara do të dorëzohen në afatin më të shkurtër të mundshëm”, thonë nga Prokuroria Publike e RM-së.
Deri të premten do të mësohet nëse do të dalin në sipërfaqe dallime të reja në interpretimin e ligjeve, që mund të paraqesë anulim të ri të disa proceseve. Sidoqoftë, Prokuroria Speciale ende nuk është vendosur në hapësirat që duhej t’i ketë që para një muaji. I tërë procesi vihet në pikëpyetje edhe për shkak të iniciativës së Todor Petrovit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit me të cilin u formua Prokuroria.

Loading...